Unë jam një studente e vitit të fundit në degën e Shkencave Kompjuterike. Gjatë viteve të studimeve, kam ndërtuar një bazë të fortë njohurish në zhvillimin e aplikacioneve dhe programimin, dhe kam punuar në projekte interesante si aplikacione dhe ueb-faqe.
Jam një person me shumë ambicie dhe qëllime të qarta për të ardhmen. Aktualisht, po përgatitem për të hyrë në një kurs profesional për Zhvillues Webi, për të avancuar aftësitë e mia teknike dhe për të siguruar një karrierë të suksesshme në këtë fushë.
Përveç angazhimit në shkollë dhe projekte, jam një person i organizuar që di të menaxhojë kohën dhe të balancojë përgjegjësitë. Jam gjithashtu një person që dëshiron të mësojë vazhdimisht dhe të zhvillohet profesionalisht.